Meta: Do ia dalim për të kthyer besimin në ringritjen e Atdheut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana feston sot ditën e Çlirimit. Presidenti Ilir Meta paraditen e sotme bëri homazhe tek “Ushtari i Panjohur”.

Në një prononcim për median kreu i shtetit nënvizoi rëndësinë për të punuar për çuar deri në fund amanetin e dëshmorëve për një Shqipëri demokratike.

“Në këtë ditë është e rëndësishme jo vetëm të përulemi para dëshmorëve po mbi të gjitha të punojmë të çojmë deri në fund amanetet për një Shqipëri demokratike.

Të rinjtë të prekin dhe gjejnë Europën këtu. Besoj se të gjithë bashkë do ia dalim për të kthyer besimin në ringritjen e Atdheut tonë. Për këtë na ndihmon dhe nderimi i sakrificës së dëshmorëve”, tha Meta.

Kreu i shtetit e kishte nisur ditën me një vizitë në një familje dëshmorësh.

Share This Article