Presidenti Meta ka zhvilluar sot një konferencë. Meta ka folur për kthimin e ligjeve në Kuvend dhe tha se do kthejë çdo dokument antikushtetues. Kreu i shtetit foli për ekonominë dhe tha se situata është e keqe. Më tej njoftoi dhe takimin që do ketë me Zef Mazin.
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, ku ka analizuar të gjitha zhvillimet politike në javën e fundit. Në fjalën e tij, Presidenti ka thënë se do kthejë në Kuvend të gjitha ligjet antikushtetuese dhe që bien ndesh me interesat e qytetarëve. Më tej ai foli për situatën ekonomike në vend dhe tha se Shqipëria rrezikohet nga rritja e borxhit publik.
“Dua të tërheq vëmendjen mbi faktin se kemi një borxh të lartë publik dhe borxhi po rritet gjithmonë e më shumë. Huamarrja duhet që të kontrollohet. Po ashtu, duhen mbrojtur më shumë ushqimet dhe mjedisi të mbrohet gjithashtu. Kemi borxhe të mëdha, po ashtu edhe shumë persona punojnë jashtë ligjeve.
Kjo sjell një treg të pasigurt si dhe mund të sjellë rritje të mos-stabilitetit politik e ekonomik të vendit. Dubhet të mbrojmë interesin publik dhe financat e shtetit. Do kthej çdo ligj antikushtetues. Duhen të mos lihen hapësira në ligje që rrisin korrupsionin”, tha Meta.
Më tej Presidenti u pyet nga gazetarët për çështje të tjera dhe dha komentet e tij. Meta foli për vendimin që pritet të marrë Komisioni i Venecias dhe tha se të gjitha vendimet që ka marrë kanë qenë në përputhje me ligjin. Një koment e kishte dhe për Reformën Zgjedhore dhe deklaratave që vijnë nga maxhoranca, duke u shprehur se i kujtojnë Ramiz Alinë që shtyu zgjedhje që opozita të merrte pjesë në to. Në fund tha se të hënë do takohet me kryenegociatorin Zef Mazi, ku do diskutojnë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.