Meta: Do t’i dekretoj zgjedhjet nëse palët do të do të kenë një konsensus politik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përballë gazetarëve presidenti Meta u shpreh edhe për dekretimin e e datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale, duke thënë se do të veprojë sipas kushtetutës dhe jo sipas logjikës së ngjarjeve.  

Deklarata e Metës:

Lidhur më çështjen e parë. Mua si president, nuk kanë qenë të rëndësishëm individët, por për mua ka qenë vendimtare respektimi i kushtetutës. 

Për çështjen e dytë, mendoj që përgjigja është e qartë se presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, jo si ai do të donte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve. 

E kam thënë se për mua zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore duhet të ishin mbajtur dje, por unë do të përmbush detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese. Kjo çështje u përket palëve të tjera të interesuara.  

Nuk kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjeve të fundit vendore megjithatë, nëse të gjitha palët do të arrinin në një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse dhe do të mbështetej edhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe do të ishte e pakritikueshme, nuk do të përpiqesha të bëhesha bllokues thjesht për arsye të këtij qëndrimi mjaft të qartë e parimor.

Share This Article