Në një komunikim për mediat nga qyteti i Fierit presidenti i Republikës Ilir Meta i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij Presidenti u ndal tek çelja e negociata për të cilën tha se dosja e Dibrës dhe Shijakut kanë mbajtur peng vendin, duke theksuar se edhe vjedhja e votës ka qenë një tjetër problem për Shqipërinë.
“Të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij e vërtetë në demokraci. Jam i bindur se këtë fuqi do ta tregojnë më 25 prill. Presidenti ka qenë në anën e interesit, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dosjet e Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian. Ka theksuar prej kohës se në themel të krizës qëndron ajo e institucioneve. Ka qenë i hapur për t’u zgjedhur edhe vetë nga populli. Do ishin çelur negociatat me kohë. Presidenti ka vetëm një votë. Vota e tij duhet të jetë e barabartë me votën e qytetarit më të thjeshtë. Presidenti do që çdo qytetar të ndërgjegjësohet se vetëm përmes votës ai do të hapë një rrugë të re për veten e tij dhe për shoqërinë tonë. Gjithashtu vetëm përmes votës ndëshkon cilido që nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Kur flas për referendum është vënë në diskutim e ardhmja europiane e Shqipërisë”, u shpreh Presidenti.
Ai theksoi se këto zgjedhje janë të rëndësishme për 100 vitet që vijnë, jo vetëm për fatin e Shqipërisë por edhe të shqiptarëve.
“Unë besoj tek demokracia direkte. Prej kohësh kam qenë i hapur që Presidenti të zgjidhet nga populli. Këtë herë ka një mijë arsye që populli të tregojë që është popull shqiponjash. Dua të them që në këto zgjedhje qytetarët kanë mundësi të shprehin preferencën edhe për kandidatin jo vetëm për qytetarin.
Duhet të jepet një mesazh i qartë se në përcaktimin e renditjes duhet të kenë parasysh reputacioni që gëzojnë kandidatët, pra në 25 prill keni shumë zgjedhje. Keni një arsye më shumë jo vetëm për të zgjedhur por edhe për të ndëshkuar. Mos e humbisni këtë mundësi”, tha më tej Presidenti Ilir Meta.
Sa i përket kërkesave të ndërkombëtarëve dhe se sa ato janë respektuar në këto lista, Meta tha se qytetarët duhet të japin përgjigje objektive përmes pjesëmarrjes në zgjedhje e 25 prillit.