Meta: Duartrokas votimin unanim të protokollit për Maqedoninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur votimin unanim të Kuvendit të Shqipërisë për Protokollin e Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.


Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se ndihet krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin.

“E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi🇦🇱 të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.

Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin! Më të sigurt dhe më të fortë së bashku në NATO!🇦🇱👏🇲🇰”, ka shkruar Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply