Meta e takon kongresistin amerikan, Michael McCaul

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti shqiptar, Ilir Meta është pritur në një takim nga bashkëkryetari republikan i Komisionit për Politikën e Jashtme, Michael McCaul, në Kongresin Amerikan.

Presidenti e ka njohur Kongresmenin Republikan me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe me sfidat euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

“Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael McCaul. Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon”, ka shkruar Presidenti i vendit, në rrjetin social Facebook.

Share This Article