Presidenti Ilir Meta uroi sot për zgjedhjen në detyrë, kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
“Urime dhe shumë suksese Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat”, theksoi Presidenti Meta.
“Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, tha Presidenti.