Meta: Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të ketë sjellje evropiane ndaj institucioneve.

Derisa ka kujtuar se vetë si politikan ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. 

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta

Share This Article