Meta falënderon Bundestagun: Angazhim serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i shprehu sot një falënderim të veçantë Bundestagut gjerman, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë.

”Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta. Po të kishim dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut”, tha Meta.

Presidenti foli gjithashtu edhe për një reflektim serioz që duhet të ketë politika, për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare

Presidenti Meta gjithashtu i përcolli urime të sinqerta Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Share This Article