Meta flet për “aktorë të jashtëm” që duan konflikt në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në takimin e zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, presidenti Ilir Meta ka folur edhe për situatën në vend, që vijon të jetë e tensionuar katër ditë larg votimeve të 30 qershorit. Meta ka kërkuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

Njësoj si në deklaratën e bërë pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Meta ka folur sërish për ‘aktorë të huaj’ që kontribuojnë për skenarin e paligjshmërisë dhe konfliktit në Shqipëri.

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, është shprehur Meta gjatë takimit me Szijjártó.

Pretendimet e presidentit për ndërhyrje të grupeve të huaja në krijimin e një konflikti në Shqipëri i ka hedhur poshtë kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se nuk ekziston një rrezik i tillë, por për çdo tension që mund të krijohet ka bërë përgjegjës opozitën shqiptare./Top Channel/

Share This Article