Meta flet për draftin e Komisionit të Venecias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I pyetur në lidhje me një raport paraprak në Komisionit të Venecias, Presidenti Meta nuk ka dashur të komentojë, por dha një përgjigje duke “thumbuar” mes fjalëve.

“Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet, por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruar vetë Venecia.

Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruar. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin”, tha ai.

Ditën e djeshme doli një raport paraprak në lidhje me pretendimet e mazhorancës dhe duket se Venecia i jep të drejtë Metës për çështjen e emërimeve në Drejtësi.

Share This Article