Meta i bënë 10 pyetje publike ambasadorit Soreces

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ftesës urgjente që ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i bëri palëve politike përmes një deklarate të postuar në facebook nuk kaloi pa vëmendjen e presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë adresoi akuza ndaj faktorit ndërkombëtarë. 

Kreu i shtetit hartoi 10 pyetje për kreun e delegacionit  të BE-së që konsistojnë pikërisht tek dialogu.

“Presidenti i Republikës përshëndet nxehtësisht thirrjet e sinqerta të ambasadorit Soreca për “pjekuri politike dhe për angazhimin urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale”.

Me këtë rast Presidenti ka disa pyetje publike:

A ishit ju realisht për nxitjen e dialogut mes palëve më parë z.Ambasador?

A morët ju ndonjë nismë konkrete për vendosjen e këtij dialogu mes palëve?

A i kërkuat ju mbështetjen Presidentit për dialog, me qëllim që t’ja kursenim shfaqjen e shëmtuar të 30 qershorit Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane?

A e dini ju që Presidenti mori një nismë për anullimin e zgjedhjeve me qëllim vendosjen e dialogut mes palëve?

Përse nuk e mbështetët ju Presidentin në këtë inisiativë publikisht?”

Kreu i shtetit shkon dhe më tej duke iu referuar nismës së zyrtarëve të bundestagut gjerman, që ishte pikënisja e presidentit për anulimin e 30 qershorit. 

“A e dini ju që në 24 maj 2019 përfaqësuesit zyrtarë të grupit kryesor në Bundestag, deputetët Wadephul dhe Schmidt, përmes një qëndrimi zyrtar kërkuan vendosjen urgjent të dialogut për zgjidhjen e krizës, madje u ofruan për moderimin e këtij dialogu me qëllimin e mirë për të ndihmuar në çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe theksuan edhe rëndësinë e një date të re për zgjedhjet vendore, që të ishin demokratike dhe gjithpërfshirëse, si domosdoshmëri për të ndihmuar çeljen e negociatave?

A e dini ju që Presidenti menjëherë reagoi duke mbështetur këtë nismë dhe tregoi vullnetin e tij për të dekretuar një datë të re të zgjedhjeve, pas dakordësimit të palëve?

A e dini ju që Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 13 tetor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale gjithpërfshirëse? Çfarë qëndrimi keni ju?

A e keni sqaruar z.Rama se zgjedhjet pa opozitën nuk plotësojnë kriteret e Kopenhagës, shkelin parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe pamundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në tetor 2019?

A e dini ju që po dje Presidenti ka theksuar, duke patur parasysh rëndimin e krizës politike në vend, që 13 tetori 2019 të jetë jo vetëm data e zgjedhjeve lokale, por edhe e atyre parlamentare dhe presidenciale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kësaj krize të thellë dhe të gjithanshme të përfaqësimit në vend? “

Ju e dini shumë mirë, që ditën e parë që keni mbërritur këtu, se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e mia për Delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Kaq i ashper presidenti pritet të jetë dhe për reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese. Ai e paralajmëron dhe në letër  

“Për pyetjet e tjera për Reformën në Drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese do vijoj më vonë, por dialogu, temat, mënyrat dhe objektivat e tij të përcaktura qartë janë prioriteti numër një për momentin, sipas mendimit tim.”

Në herët akuzoi Ramën se e ka bërë reformën sipas Bienales së Venecias sepse është thjesht një Artist.  Ndërkohë kreu i delegacionit të BE-së nxit ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Share This Article