Meta i ftuar në ceremoninë e kurorëzimit të perandorit të iaponez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta niset sot për një vizitë zyrtare në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit në Tokio, Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez”, vlerëson Meta.

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve./

Share This Article