Meta i përgjigjet Ballës: Kërcënimi ka një përgjigje, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, pas deklaratës së shkarkimit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se kërcënimi që vjen sipas tij nga bandat e Elbasanit, ka një përgjigje. Ai thotë se është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve! “

Ndërkohë pak më parë Ballësi iu përgjigj edhe Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, duke i thënë se do e marrë përgjigjen e duhur, ai dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë.

“Tao Tao AFROHU AFROHU! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!”

Share This Article