Meta i përgjigjet Ramës: I vetmi i inkriminuar që kam takuar, je ti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, i cili e akuzoi Kreun e Shtetit se është takuar nëpër ‘skuta’ me subjekte të OFL-së (persona me precedent penalë). Në një intervistë për emisionin Opinion, Meta është shprehur se i vetmi person me të shkuar kriminale që ai ka takuar, është vetë kryeministri.

Shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë t’i takoj. Unë të vetmin person që kam takuar me rekorde kriminale është Edi Rama. Lëri ato përrallat e atij çfarë di ai. Unë ruhem nga garda e Republikës.

Unë jam te shtëpia, te pallati i Brigadave, të rezidenca në Durrës dhe shtëpia ku jetoj në Lalëz. Unë nuk mund të shkoj askund. Ai gënjen edhe pa hapur gojën jo më kur hap gojën. Ai ka bërë një krim të jashtëzakonshëm sepse ka frikë nga vota e shqiptarëve. Me lista të hapura i del nga kontrolli Partia Socialiste. Ai është mister 1 prilli”, thotë Meta.

Share This Article