Pas Tweet-it të kryeministrit Edi Rama, ku ironizonte me dekoratat e presidentit, nuk ka munguar as reagimi i këtij të fundit.
Po në Twitter, Ilir Meta i ribën kryeministrit ftesën publike përsa i përket debatit publik televiziv.
“O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë? Malet tona më të larta!”, shkruan presidenti në Twitter.
Pak më herët, kryeministri Rama do të shkruante në Twitter: “Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”