Meta i përgjigjet Veliajt: Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE/ODIHR

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ishin bashkë në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se duhet të lihen mënjanë interesat e ngushta afatshkurtra. 

Kryetari i bashkisë tha se duhet inkurajuar pluralizmi kudo dhe të mos flitet keq për Shqipërinë në kancelaritë e huaja.

Erjon Veliaj: “Duhet të inkurajojmë pluralizmin kudo, edhe kur shkojmë në kuti të votimit, edhe flasim kanceleratië e huaja,  ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë. Dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb por dhe me fjalë me cfarë shkruajmë. Ndaj unë do do ti bashkohem thirrjes duhet pluralizëm por kudo. “

I pyetur për një koment lidhur me këtë deklaratë, kreu i shtetit u përgjigj: Nuk ka patur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit,  bashkëpunimit sesa Presidenti i Republikës. Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE/ODIHR“./Ora News/

Share This Article