Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të premte ka komentuar opinionin e ambasadores Yuri Kim në lidhje me atë që ajo dinte për të.
Meta në fjalën e tij ka theksuar se është e pamundur që në ambasadore ti thotë presidentit të republikës se di disa gjëra.
“Ambasadorja i thotë Presidentit ne dimë disa gjëra për ty, i thash çfarë dini për mua nxirrini thujini. Unë kam respekt për të, por nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e vendit unë jam president i Shqipërisë. Nuk do të lejoj të preket vota. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme te Shqipërisë në kete menyre te njeanshme”, ka thënë Meta.
Meta ka theksuar se ndërkombëtarët nuk duhet që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë ndër të tjera ai ka theksuar se ato mjaftojnë që të zbatojnë vullnetin e popullit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse Amerika dhe BE ka diçka në kundërshtim me presidentin le të flasin.
“Unë i kam thënë Lu jo ti por as sekretari i Amerikës që ka raketat bërthamore nuk dua t’ja di. Rama është budalla i sëmurë psiqik. Çfarë ka Amerika dhe Evropa për mua le ti nxjerrë. Do të mbajnë krahun e gruas së Bilalit le ta mbajnë është punë e tyre, Partneri ynë është populli i Shqipërisë dhe ato duhet që të respektojnë vullnetin e popullit. Me keni parë ju që të ndërhyj në punën e Amërikës jo”, ka thënë Meta.