Meta i shkruan Kuvendit: Veprimet kundër presidentit proces i orientuar verbërisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Meta bën me dije se anulimi për zgjedhjet e 30 qershorit është bërë në mbështetje të plotë me dispozitat kushtetuese dhe në mbrojtje të parimeve themelore që burojnë prej saj.

Meta sqaron më tej se akti i tij ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv, që do zhvillohej pa garë.

Më tej Meta shkruan se veprimtaria e parlamentit për shkarkimin e tij është një proces i rremë dhe i orientuar verbërisht politikisht.

Sipas Metës ky proces nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike, por e rëndon më tepër atë.

Share This Article