Meta i shqetësuar për raportin e Freedom House: Është koha për një ringritje të menjëhershme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me konkluzionet e raportit të organizatës ‘Freedom House’. Meta me anë të një postimi në Facebook shkruan se është i shqetësuar nga raporti në fjalë, teksa shton se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” sipas Metës është një këmbanë e fortë alarmi.

Ndërkohë më tej meta shprehet se:  Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”.

Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.

Share This Article