Meta i sjell një buqetë me lule aktores Margarita Xhepa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të martë aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa feston 85 vjetrin e lindjes  edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore të cilat e kanë hospitalizuar.

Presidenti Ilir Meta ka shkuar për një vizitë pranë aktores së mirënjohur ku dhe i ka dorëzuar një buqetë me lule.

Meta shkruan në rrjetin social se i uron shumë pranvera të lumtura Margaritës dhe shërim sa më të shpejtë.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, shprehet Meta.

Share This Article