Meta ironizon Ramën: Timonieri ynë ka timon por s’ka frena

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta e nisi ditën me një mesazh ironik drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzon se ka marrë të gjitha institucionet. Madje dhe reforma në drejtësi, thotë Meta është kthyer në një ramaformë.

Ndërkohë gazetarët informojnë se në Partinë Socialiste ka nisur mbledhja e kryesisë.

Meta paralajmëron dhe vijimin e denoncimeve për të provuar atë që e quan ‘Ramaformë”

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!

Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma?

Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.

Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura./Ora News/

Share This Article