Italia feston 73 vjetorin e krijimit të Republikës!
Festimet zyrtare kanë nisur me përshëndetjen e presidentit italian Sergio Mattarella, I cili vuri theksin te barazia mes të gjithë atyre njerëzve që jetojnë Aty.
Meta: Sot është festë e të gjithë atyre që janë në territorin tonë, është e dedikuar për emigrantët, romët, të cilët janë këtu dhe kanë të njëjtat të drejta. Nuk duhet të ketë polemika.Vetëm rruga e bashkëpunimit dhe e dialogut bën të mundur tejkalimin e konflikteve dhe promovimin e interesit të përbashkët në bashkësinë ndërkombëtare.
Me një mesazh të posacëm, presidenti Ilir Meta falenderoi homologun e tij për mbështetjen e dhënë ndaj shqiptarëve dhe avokatinë në proceset integruese të Shqipërisë
Meta: Ne çmojmë lart bashkëpunimin dhe kontributin e dy vendeve tona në sigurinë rajonale e më gjerë, si dy vende anëtare të NATO-s, si dhe mbështetjen e pakursyer e të vazhdueshme të Italisë mike, si avokate e fuqishme ndaj procesit eurointegrues të Shqipërisë.
Me shumë kënaqësi, i nderuar mik, dëshiroj të vlerësoj kontributin Tuaj të madh jo vetëm në dinamizmin e lidhjeve mes dy vendeve tona mike, por edhe në vëmendjen e përkushtimin Tuaj ndaj zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur nevojën e konsolidimit të arritjeve të deritanishme, veçanërisht parimin e bashkëjetesës në frymën e vlerave evropiane.
Më 2 qershori i vitit 1946 qytetrët italian votuan referendumin e krijimit të republikës italiane, duke refuzuar një herë e mirë monarkinë.
/Ora News.tv/