Meta: Jam i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit, do ta mbroj Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka folur me tone të forta sot në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe direkte për kryeministrin, madje edhe Sorosin.

Duke i kujtuar se tashmë mesazhi për kryeministrin është “Edi thellohu”, ai ka folur hapur duke deklaruar se ai nuk eshte i races se Gruevskit, por i Avni Rustemit.

“Unë dhe shqiptarët do ta mbrojnë vendin nga ata milierderë që u duket Shqipëria një mizë lisi që mund të tallen si të duan. Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi. Po qesh “kushërira” ime, Ambrozia, jam  i gatshëm të bëj testin e shëndëtit mendor dhe pas kësaj krize duhet të vëmë në kushtetutë testin e shëndetit mendor dhe jam gati të bëj edhe testin e drogës, kurse për tetstin e shqiptarit e dinë ata që e kam bërë e do ta bëj në cdo kohë”- tha ai.

Share This Article