Meta: Ka autor por dhe bashkëpërgjegjës krimi makabër i Fierit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi” thuhet në reagimin e presidentit Ilir Meta lidhur me krimin makabër të ndodhur në Fier, ku Mateo 8 vjeç u rrëmbye, vra dhe u gropos nga fqinji i tij, Klodian Çalamani.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grecalli në Fier.

Më tej kreu i shtetit kërkon të identifikohen dhe bashkëpërgjegjësit e këtij krimi makabër.

“Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale. Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë.

Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar. “

“Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo. Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen!” mbyll komentin e tij në face book presidenti Ilir Meta.

Share This Article