“Shqipëria nuk mund të presë udhëheqës shpëtimtarë”, kjo është ajo që thotë presidenti Meta, duke u shprehur se shqiptarët duhet ta marrin vetë fatin në dorë.
I ftuar në emisionin “Përballë”, Meta u shpreh se në këto vite palët politike kanë eksperimente dhe luftë politike, por kanë harruar se të rinjtë nuk mund të presin gjatë.
“Kemi bërë eksperimente, luftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Rizgjimi i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin.
Është mungesa e vullnetit për të pranuar demokracinë dhe votën e lirë dhe është dicka që do ndryshojë se sëbn në 25 prill. Unë do të bëj cdo gjë që populli shqiptar të kuptojë se është mision demokratik marrja pjesë në zgjedhje. Këtu nuk ekziston më llogaridhënia, do ishte shumë të thoshim jemi shtet njëpartiak pasi edhe kur ishte një parti kishte disa rregulla.
Të mos presim në Shqipëri udhëheqës shpëtimtarë, sepse kemi pritur situata të tilla dhe gjithçka është zhgënjyese”, është shprehur Meta.
Presidenti Ilir Meta ishte një nga studentët e dhjetorit, të cilët dolën në protesta duke kërkuar që Shqipëria të linte pas komunizmin dhe të kthehej në dmeokraci.
30 vite më pas, si president i vendit ai shprehet me nota kritike për atë që është bërë në këto vite, duke u shprehur se nuk ka asnjë arsye për të qenë krenarë.
“Sot është ditë feste sepse 30 vite më parë ka ndodhur një zgjim historik nga studentët që vranë frikën dhe për herë të parë bëri që në Shqipëri pas kaq dekadash të shpërthejnë thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por është edhe ditë trishtimi, po të vësh re bilancin 30 vjeçar, i cili është zhgënjyes. Ka qenë një process ulje-ngritjesh, por ajo që n aka dëmtuar më shumë është braktisja e shumë politikanëve për idelaet e dhjetorit. Nuk ka asnjë arsye për të qenë krenar sot.
Jam krenar që në këto 30 vite proceset e integrimit europian nuk janë penguar kurrë nga Ilir Meta, edhe duke hequr dorë nga posti i kryeministrit”, tha Meta.