E quan marrëveshje “të sforcuar” atë të 5 qershorit për Kodin e Ri Zgjedhor por nënvizon se e rëndësishme tani është kthimi i legjitimitetit të Kuvendit dhe të mos kemi këshilla “popullorë”
Deklarata e Metës:
“Kjo marrëveshje e sforcuar duhej të ishte bërë prej kohësh, që mund të kishte bërë progres thelbësor në shumë aspekte dhe të jepte një dimension tjetër të sistemit politik në vend. Të mos harrojmë që në 2008 unë dhe disa deputetë bëmë grevë urie që të mos mbylleshin listat dhe të mos bëheshin ndryshime kushtetuese që cënuan parimin e balancës dhe kontrollit në vend, por të gjitha këto nuk janë aq të rëndësishme përpara legjitimitetit qoftë dhe sa më bazik të gjithë institucioneve në Kuvend, duke nisur nga Kuvendi. Kjo është arsyeja që Sekretari Amerikan i Shtetit detyrohet të theksojë rëndësinë e kësaj marrëveshje ndërpartiake dhe rëndësinë e kodifikimit të saj për të forcuar demokracinë. Kemi disa probleme kaq imediate në mënyrë që të mos kemi më këshilla politikë si këshilla popullorë përpara çlirimit. Të kemi vetëm një parlament, ku politika dialogu dhe konsensusi bëhet në parlament.
“Të mos harrojmë që kjo marrëveshje që është meritë dhe e angazhimit dhe përpjekjeve në nivele më të larta të partnerëve tanë është vlerësuar në nivele shumë të larta ndërkombëtarë për atë që meritonte thelbi i një marrëveshje të tillë që duhej të ishte një marrëveshje e bërë si gjentelmenë. Mezi po pres që ajo të vijë këtu dhe unë ta firmos menjëherë.
Të përmbushim sa më parë detyrimet tona për të çelur negociatat me BE. Ky duhet të jetë fokusi dhe nuk duhet të shmangemi asnjë ditë nga çdo tymuese që hidhet. Pasi duhet të ecim në këtë bulevard që është përcaktuar qartë dhe të mos vazhdojmë më rrugicave që nuk kërkojnë diell por mund të na çojnë në errësirë. Po rnuk besoj se do të ndodhë besoj se ka reflektim.