ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 4 hours ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 4 hours ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 8 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 8 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Meta këshillon Ramën të heqë dorë nga presionet, zgjedhjet më 13 tetor

albnews by albnews
26 July, 2019
in Albania
0
Mesazhi i Metës në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë mesazhe të qarta nga Durrësi, duke kërkuar nga palët të marrin përgjegjësitë për të zgjidhur krizën dhe situatën kaotike në vend.

Meta gjithashtu ka theksuar se Shqipëria duhet të përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj gjithë institucioneve të tjera, duke penguar zbatimin e dekretit.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

“Ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri absurd politik, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në tetor, prandaj i bëj thirrje të gjithëve, e sidomos të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zbatimet vendore për 13 tetorin sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi e normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme e që garanton llogaridhënie. Zgjedhjet në 13 tetor nuk do zgjidhin gjithçka, por është detyrim ligjor i pashmangshëm. Në radhë të parë është një detyrim për kryeministrin, i cili duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj gjithë institucioneve të tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti. Gjithashtu është përgjegjësi dhe për të gjithë të tjerët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. ”, tha Meta.

Presidenti tha më tej se duke qenë se janë në prag të marrjes së kryesisë së OSBE, palët duhet të ulen sa më shpejt në dialog për të ndaluar përkeqësimin e situatës.

“Po kështu sot unë kam formalizuar dhe një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE , por edhe kryetarit të radhës së OSBE-së, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë dhe presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së meqënëse Shqipëria përgatitet për të marrë kryesimin e OSBE vitin e ardhshëm, dhe ky është një moment i rëndësishëm dhe historik për të negociuar me të dyja palët këtu për arritjen e një zgjidhjeje sa më të shpejt, pasi nuk kemi kohë. Jo vetëm për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate të padenjë për qytetarët, por edhe për një vend i cili duhet të jetë shembull në kryesimin e OSBE”, tha Meta.

Meta tha gjithashtu se ka insistuar prej shumë kohësh për një dialog të qëndrueshëm politik, “jo për diversion, jo për demagogji se ky lloj dialogu nuk i duhet Shqipërisë por për marrje përgjegjësish nga të gjitha palët në mënyrë që të rivendoset normaliteti, funksionimi i institucioneve, i demokracisë në vend dhe njëkohësisht që të funksionojë kontrolli dhe balanca mes pushteteve të ndryshme dhe mbi të gjitha llogaridhënia”.

“Sot kemi një parlament që nuk jep llogari para askujt, një shumicë që kontrollon gjithçka. Sot kemi një situatë jashtëzakonisht kaotike në të gjitha drejtimet. Kjo është përgjegjësi e palëve politike në vend. Asnjë nuk mund të shfajësohet sepse dhe opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar me propozime me këmbë në tokë dhe të përgjegjshme shumë nga këto marrëzitë që kanë ndodhur në drejtim të përparimit të skenarit të qartë të kapjes së gjithë institucioneve në vend. Shqipëria nuk mund të ecë në dy rrugë që nuk takohen me njëra-tjetrën, të paktën hapur ose publikisht dhe në interesin e qytetarëve shqiptarë, që janë rruga e kapjes së të gjitha institucioneve nga njëra anë dhe rruga tjetër e de legjitimimit të gjithë institucioneve. Ne jemi një vend dhe kemi nevojë për një rrugë të përbashkët që është rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE që është vullnet i të gjit hë qytetarëve shqiptarë dhe që palët duhet të tregojnë përgjegjësi për të mos e cenuar më tej këtë vullnet”, tha ai/tch.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result