Meta: Koha për të mbrojtur demokracinë është tani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

“Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”, u shpreh Meta.

“Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?”, theksoi Meta.

“Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!”, tha Meta.

“Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm zgjimi, bashkimi, reagimi, përballja dhe ndryshimi”, nënvizoi Meta.

“Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”, tha Meta.

“Koha për të mbrojtur demokracinë është tani”, tha ai.

Share This Article