Meta: Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën me një urim ndaj qytetarëve të  Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se përshëndet pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në kushte të vështira si dhe besimin për demokracinë dhe votën e lirë.

Meta shkruan se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj drejt Evropës.

Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.

Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes.” shkruan Meta

Share This Article