Meta kthen në Kuvend Ligjin për gjendjen civile: Krijon kaos në hartimin e listave të zgjedhësve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për gjendjen civile”.

Në arsyetimin e tij, Kreu i Shtetit thekson se “Kuvendi i Shqipërisë, nuk ka zgjedhur mënyrën më të mirë dhe të balancuar për të materializuar arritjen e qëllimit që synon përmes kësaj ndërhyrjeje legjislative të bërë në këtë formë”.

“Duke dashur disiplinimin e kësaj kategorie sjelljeje të qytetarëve për një të dhënë kaq sensitive dhe të dosmosdoshme, Kuvendi pas adresimit të çështjes nga propozuesit dhe komisioni përkatës shqyrtues, duhet të gjejë rrugën e duhur për të shmangur përdorimin e ndryshimit të ligjit për qëllime të përfitimit politik të mazhorancës qeverisëse”, shprehet ai.

Një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, sipas Metës, “ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend”.

“Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke e vlerësuar ndikimin e qenësishëm që mund të ketë në procesin zgjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike”, vlerëson Presidenti.

Share This Article