Meta kthen në kuvend Ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë këtë të mërkurë një dekret për rikthimin për shqyrtim në parlament të ligjit për ‘Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve’.

Meta ka dhënë argumentat e tij në lidhje me dy momente të ndryshimeve ligjore të kryera nga socialistët, që sipas tij janë anti-kushtetuese dhe në shkelje të plotë të ligjit.

Së pari me procesin e betimit të magjistratëve të lartë dhe më tutje në lidhje me dhënien e disa kompetencave shtesë për Kreun e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Meta shkruan në lidhje me betimin e gjyqtarëve se ndryshimi që kanë sjellë socialistët deformon rëndë institucionin e Presidencës.

“Parashikimi i një alternative të ceremonisë së betimit, duke synuar që betimi me shkrim jo në prani të një autoriteti të lartë shtetëror dhe dërgimi/postimi i tij, të kthehet në një rregull të përgjithshëm, synon të deformojë rëndë këtë institut, që tregon përgjegjshmërinë, ndërgjegjshmërinë dhe angazhimin e subjektit që merr një detyrë të rëndësishme.”-shkruan Meta ndër të tjera.

Në lidhje me ndryshimet për kompetencat e shtuara të ILD-së, Meta argumenton se të tilla ndryshime bien ndesh me kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“…në asnjë moment, sipas normës kushtetuese, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nuk i është dhënë tagri për të kryer verifikimin e pasurisë. Verifikimi i pasurisë dhe figurës, për magjistratët në detyrë, është zgjidhur me ligjin e posaçëm për rivlerësimin kalimtar, në zbatim të parashikimeve kushtetuese.”-shkruan Meta.

Kujtojmë se ndryshimet e ligjit e veçanërisht pjesa e kompetencave për kryeinspektorin e Lartë të Drejtësisë, kanë ardhur nga qeveria si nevojë e krijimit të një mekanizmi për të luftuar atë që kryeministri Rama e ka cilësuar si ‘anti-KÇK’ e vërtetë, thënë ndryshe pjesa e gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar. Konkretisht kreu i ILD-së përmes ndryshimeve ligjore ka të drejtën që t’i kërkojë pezullimin e një gjyqtari dy organeve ‘qeverisëse’ të gjyqësorit, siç janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai i Gjyqësorit. Para ndryshimit ligjor, kreu i ILD-së nuk kishte të drejtë ligjore të kërkonte pezullimin e gjyqtarëve apo prokurorëve.

Kujtojmë se Meta e firmosi para protestuesve në tubimin e të hënës, teksa sot ka dhënë të gjithë argumentat ligjorë mbi arsyet që e kanë shtyrë të mos e pranojë ligjin.

Kujtojmë gjithashtu se Presidenti ka paralajmëruar maxhorancës, që nëse nuk e merr seriozisht këtë dekret, atëherë pas 15 marsit ai do të bëhet gati që të firmosë brenda sallës së parlamentit, shpërndarjen e këtij të fundit.

Share This Article