• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Ilir Meta: Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm

Meta kthen për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal

by albnews
6 August, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Ligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal.

Në argumentet e tij, presidenti Meta çmon se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi, është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktuale të Kodit Penal nuk garantojnë parandalimin apo ndëshkimin e duhur të disa veprimeve apo mosveprimeve negative që janë shfaqur në shoqëri, për të cilat është e nevojshme parashikimi i tyre si vepra penale, apo për disa të tjera vlerësohet e nevojshme forcimi i ndëshkimit penal.

Por sipas Metës në kushtet ku ndodhet vendi, pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese funksionale, i takon Kuvendit të Shqipërisë që të tregojë kujdesin maksimal gjatë hartimit dhe miratimit të dispozitave të reja në Kodin Penal, pasi kriminalizimi i sjelljeve apo veprimeve në figura krimi, ndërkohë që ende nuk është funksionale trupa gjyqësore që mund të bëjë unifikimin e praktikës gjyqësore në këtë drejtim mund të sjellë si rezultat aplikim të ndryshëm të normës në praktikë, duke krijuar rrezik për cenim të parimit të sigurisë juridike të shtetasve apo dënimin pa ligj.

Dekreti i Metës:

Me Dekretin nr. 11248, datë 05.08.2019, ka vendosur: “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 44/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”’, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e neneve 3, 6, 7 dhe 11, që kanë ndryshuar, apo shtuar nenet 121, 201, 201/b, si dhe 207/a të Kodit Penal, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti;

Arsyet kryesore të kthimit të këtij ligji paraqiten si më poshtë :
Presidenti vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 44//2019, në raport me Kushtetutën, me kuadrin ligjor në fuqi, dhe në përfundim të shqyrtimit, çmon se ky ligj i paraqitur për shpallje në përgjithësi është një akt ligjor me tendencë pozitive, pasi për disa çështje, dispozitat aktualetëKoditPenal nukgarantojnëparandalimin apo ndëshkimin e duhur të disa veprimeve apo mosveprimeve negative që janë shfaqur në shoqëri, për të cilat është e nevojshme parashikimi i tyre si vepra penale, apo për disa të tjera vlerësohet e nevojshme forcimi i ndëshkimit penal.

Nga ana tjetër, gjatë shqyrtimit u konstatua se disa dispozita të veçanta të ligjit nr. 44/2019 dhe konkretisht nenet 3, 6, 7 dhe 11, që kanë ndryshuar, apo shtuar nenet 121, 201, 201/b, si dhe207/a të Kodit Penal, paraqesin paqartësi në formulimin e disa paragrafëve të tyre; nuk janë në harmoni apo në ndonjë rast mbivendosen me parashikime të tjera të Kodit Penal, shkaqekëto, qëmundtësjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike.

Nga shqyrtimi konstatohet se formulimet e disa dispozitave të Kodit Penal që ndryshohen nëpërmjet neneve 3, 6, 7 dhe 11, të ligjit nr. 44/2019, përmbajnë problematika që cënojnë parimin e zbatimit efektivitetit të normës, duke rrezikuar aplikimin dhe interpretimin në praktikë të tyre, për shkak të mungesës së qartësisë, çka do të kërkonte shumë shpejt ose amendim të tyre, ose do të bënte të nevojshme sqarimin e tyre nga jurisprudenca.

Duke pasur parasysh se Gjykata e Lartë, që është e ngarkuar për unifikimin apo edhe interpretimin e përdorimit të normave ligjore, prej disa muajsh nuk është funksionale dhe askush nuk mundet të parashikojë sot se kur do të plotësohet kjo trupë gjyqësore me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve që mund të bëjnë unifikimin e praktikës gjyqësore në procesin penal, vlerësohet se nuk do të jetë e mundur kryerja e analizësgjithpërfshirësetëndryshimevedhe efekteve që mund të kenë ndryshimet e propozuara mbi efektivitetin në sistemin e drejtësisë penale.

Pra, në këto kushte ku ndodhet vendi, pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese funksionale, i takon Kuvendit të Shqipërisë që të tregojë kujdesin maksimal gjatë hartimit dhe miratimit të dispozitave të reja në Kodin Penal, që krijojnë figura të reja të veprave penale, pasi kriminalizimi i sjelljeve apo veprimeve në figura krimi, ndërkohë që ende nuk është funksionale trupa gjyqësore që mund të bëjë unifikimin e praktikës gjyqësore në këtë drejtim mund të sjellë si rezultat aplikim të ndryshëm të normës në praktikë, duke krijuar rrezik për cenim të parimit të sigurisë juridike të shtetasve apo dënimin pa ligj.

Konkretisht, janë vërejtur problematika dhe mangësi në disa dispozita të tij, si më poshtë:

1. Neni 3 iligjit 44/2019, që synon ndryshimin e nenit 121 të Kodit Penal, që parashikon veprën penale të ndërhyrjeve të padrejta në jetën private, krijon mbivendosje me dispozitatetjeratëKodit Penal dhenuk është në harmoni me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Nga shqyrtimi i praktikës shoqëruese të projektligjit, relacionit shoqërues apo raportit të komisioneve përgjegjëse, nuk përcaktohet asnjë arsye e mbështetur në të dhëna konkrete, që ka diktuar nevojën e amendimit të kësaj dispozite të Kodit.

Paragrafi i katërt i nenit 121 të Kodit Penal sipas ndryshimeve të miratuara me ligjin nr.44/2019, kërkonpatjetërpërmirësimsepsekashumë paqartësi në lidhje me subjektin e veprës penale.

Gjithashtu ky paragraf duhet riformuluar dhe qartësuar, edhe nën dritën e faktit se duhet bërë një dallim edhe më i fortë me subjektin e veprës penale sipas parashikimeve të këtij neni të sapomiratuar, me atë të nenit pasardhës, (neni 122), që nënkupton një kategori tjetër funksionarësh shtetërorë apo publik, që për shkak të detyrës disponojnë këto të dhëna (Punonjësit e ShërbimeveInteligjente, Polici, OPGJ, Prokurori, etj).

Gjithashtu, një tjetër arsye se përse paragrafi i katërt i shtuar ka paqartësi, është fakti se ai nuk përcakton qartë nëse ndëshkohen ose jo në këtë rast ato veprime që parashikon po e njëjta dispozitë në paragrafin e parë, ku parashikohet se: “vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi i figurave si dhe ruajtja për publikim i të dhënave”, apo vetëm “shpërndarja ofrimi për publikim apo publikimi”.

Nëse paragrafi i fundit i referohet kryerjes së veprës penale me mënyrat e përcaktuara në paragrafin e parë të nenit të amenduar, ateherë sipas paragrafit të katërt të po këtij neni jemi para rastit klasik, kur mund të krijohen keqkuptime për zbatimin e kësaj dispozite ndaj shtetasve që kanë për detyrë vendosjen e aparaturave dhe regjistrimin e fjalëve, fiksimin e tyre, sipas autorizimit të posaçëm të marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për këtë qëllim.

Në këto raste, do duhej të ishte identifikuar qartë qëllimi në kryerjen e veprës penale të sanksionar në paragrafin e fundit, çka nuk është bërë dhe lë vend për keqpërdorim të këtij parashikimi.

Për më tepër, parashikimet e nenit 3 të ligjit nr. 44/2019, duhet analizuar edhe në raport me nenin 59 të Kodit të Procedurës Penale, sepse neni 121 të Kodit Penal, siç është aktualisht i pandryshuar, hyn në grupin e atyre veprave penale që ndiqet nga vetë viktima akuzuese e dëmtuar nga kryerja e veprës penale drejtpërdrejt në gjykatë.

Me shtimin e paragrafëve në nenin 121 të Kodit Penal parashikohet njëkohësisht rritja e rrezikshmërisë shoqërore.

Në këtë mënyrë është e nevojshmë që të bëhet edhe ndryshimi i nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, për të saktësuar nëse dhe për cilin prej këtyre paragrafëve ndjekja penale do të ushtrohet nga vetë viktima akuzuese apo nga prokurori.

2. Neni 6 i ligjit nr. 44/2019, që ndryshon nenin 201 të Kodit Penal, në paragrafët 2-5 përmban shprehje abstrakte,përdorimi i të cilave jo vetëm e bën të pamundur zbatimin këtyre paragrafëve në praktikë, por krijon rrezik që të sjellë një precedent në ushtrimin e ndjekjes penale apo dhënien e dënimeve në mënyrë jo proporcionale.

Përmirësimi i nenit 201 të Kodit Penal, është tejet i mirëpritur nga të gjithë, por në këtë dispozitë të re të riformuluar në 4 paragrafët e saj (paragrafi 2-5), paraqet problematike, sa i përket mënyrës se si ajo është ndërtuar nga ana gjuhësore, ku rezulton se rrethana e cilësuar e kryerjes së veprës penale, që sjell si rezultat rritjen e masës së dënimit rezulton të jetë përcaktuar me shprehje të papërshtatshme për qëllimin për të cilin këto dispozita janë hartuar.

Në të katërt paragrafët e fundit të këtij neni, përdoret togfjalëshi “ose ka mundësi të shkaktojë”.

Kuptimi i rrethanave të cilësuara në një figurë krimi në vetvete, është përcaktimi i veprimeve apo kushteve, vërtetimi i të cilave kërkon një masë më të rëndë ndëshkimi.

Lënia e hapësirave abstraguese në dispozitë dhe formulimi jo i saktë sa I takon teknikës legjislative, është një mundësi e hapur për keqinterpretim dhe abuzim në praktikë.

Përdorimi i togfjalëshit “ka mundësi të shkaktojë”, jo vetëm që e bën të pamundur zbatimin, por edhe rrezikon që në praktikë të sjellë një precedent të rrezikshëm në ushtrimin e ndekjes penale apo dhënien e dënimeve në mënyrë joproporcionale. Parashikime ligjore me shprehje abstraguese mbi “pasojën që mund të vinte”, në një dispozitë penale është një hapësirë shumë e madhe, për keq intepretim dhe abuzim në praktikë.

3. Neni 7 të ligjit 44/2019, i cili parashikon shtimin e një figure të re të veprës penale, atë të transportimit të mbetjeve, është i paqartë në mënyrën se si është miratuar dhe e bën aplikimin e kësaj dispozite të vështirë nga ana praktike.
Përpos kësaj nga ky shqyrtim i ligjit konstatohet se në asnjë prej këtyre veprave nuk është përcaktuar si rrethanë e cilësuar kryerja e tyre në bashkëpunim apo përsëritja e saj.

4. Neni 11 të ligjit 44/2019, ku parashikohet shtimi i nenit 207/a të shtuar dhe sanksionohet si vepër penale braktisja e kafshës së shoqërimit, nuk rezulton të jetë përcaktuar subjekti i veprës penale dhe formulimi i saj paraqet paqartësi që vështirësojnë aplikimin e saj në praktikë

Kjo dispozitë veç të tjerash ka paqartësi dhe është formuluar jo mirë sa i takon teknikës legjislative, pasi para së gjithash nuk përcakton saktë as subjektin e veprës penale.

Kjo dispozitë e re penale nuk rregullon situatën ku pasoja në shëndetin e një personi, plagosja e rëndë nga kafsha mund të ndodh në banesën e pronarit të kafshës. Pra sipas dispozitës së miratuar nëse ndodh në këtë ambient, duket se nuk kemi braktisje dhe normalisht, as dhe përgjegjësi penale.

Presidenti i Republikës, ka vlerësuar se një pjesë e dispozitave të mësipërme nuk mund të jenë plotësisht efikase si një burim për të luftuar sjelljen e padëshirueshme shoqërore që mund të lindin sipas veprave penale të propozuara për t’u ndryshuar, sepse në mënyrën se si një pjesë e këtyre dispozitave janë miratuar është e pashmangshme që ato do të hasin pengesa në praktikë, pikërisht për shkak të paqartësisë dhe ambiguitetit (dykuptimësisë) së tyre.

Kështu, nëse do të kemi në praktikë dispozita të paqarta ose të paorientuara mirë rrezikohet të aplikohen në mënyrë të gabuar duke cenuar parimin e sigurisë juridike, ku në vend që të adresojmë saktë problematikën dhe aktin e dënueshëm, do të krijohet edhe më shumë paqartësi në trajtimin e fenomemeve përgjatë aplikimit në praktikë të këtyre normave penale.

Në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1, të nenit 85 tësaj, Presidentikavendosurkthiminpërrishqyrtim të ligjit nr. 44/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”, me qëllimin që Kuvendi të përmirësojë nenet 3, 6, 7 dhe 11, që kanë ndryshuar, apo shtuar nenet 121, 201, 201/b, si dhe 207/a të Kodit Penal.
Dekreti dhe arsyet e detajuara mbi këtë vendimarrje gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Top Channel

Previous Post

Ambasadori i SHBA-së në Moskë jep dorëheqje

Next Post

Të brengosur për kushtet e punës, punëtorët e aeroportit paralajmërojnë protestë

albnews

albnews

Related Posts

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit
Albania

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër
Albania

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Next Post
Të brengosur për kushtet e punës, punëtorët e aeroportit paralajmërojnë protestë

Të brengosur për kushtet e punës, punëtorët e aeroportit paralajmërojnë protestë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM