Meta kujton 30-vjetorin e vrasjes së Paolo Borsellino-s dhe bën thirrje për bashkim në luftën ndaj krimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Kush ka frikë vdes çdo ditë. Kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë!”. Me këto fjalë të prokurorit italian, presidenti Ilir Meta kujton Paolo Borsellinon, e vrarë 30 vite më parë.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit apelon se “vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar”.

Postimi i Metës

Si sot, 30 vite më parë, Paolo Borsellino, si ai më herët dhe Giovanni Falcone, e pagoi me jetë luftën e drejtë kundër mafias, për të na kujtuar gjithmonë se vetëm të bashkuar në mbrojtje të shtetit ligjor dhe dinjitetit njerëzor mund t’i çlirojmë shoqërinë dhe institucionet nga kapja prej krimit të organizuar.

Sakrifica e tyre është frymëzim për të dërrmuar mafien në çdo nivel dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek Drejtësia!

Edhe sot Falcone dhe Borsellino frymëzojnë të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e ndershëm për të mposhtur mafien dhe mbrojtur lirinë kudo në botë.

Share This Article