Meta kujton dëshmorët e rënë në Leoni, Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 1-vjetorin e vdekjes tragjike në krye të detyrës të Major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanajt, gjatë një misioni të NATO-s për çaktivizimin e bombave në Letoni.

Në Facebook Meta shkruan se rënia e tyre në krye të detyrës është dëshmi e lavdishme e përkushtimit dhe sakrificës të Forcave tona të Armatosura në çdo angazhim dhe mision të NATO-s, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

Statusi i Metës:

Në një vjetorin e rënies në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, nderojmë sot me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën sublime, kontributet e çmuara, patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë të Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi dhe Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj.

Rënia e tyre në krye të detyrës, është dëshmi e lavdishme e përkushtimit dhe sakrificës të Forcave tona të Armatosura në çdo angazhim dhe mision të NATO-s, në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre.

I përjetshëm kujtimi i tyre! 🇦🇱

Share This Article