Meta kujton Presidentin Rugova: Burrë Shteti i madh i kombit tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujton presidentin historik të Kosovës, Prof,Dr Ibrahim Rugovën me rastin e 76-vjetorit të lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit vlerëson figurën e tij teksa shprehet se vizioni i tij europian mbetet ende aktual për Kosovën.

Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale!

I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!“, shkruan Meta.

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar 2006 pas një sëmundjeje të pashërueshme. Ai u varros në Prishtinë me nderime te larta shtetërore dhe ushtarake.

Share This Article