Meta kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre flakadanë të lirisë së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës Ilir Meta përkujton tre prej emrave të njohur të historisë së Kosovës para luftës së vitit 1999.

Kreu i shtetit, teksa poston një faqe të gazetës “Zëri i Kosovës”, shpreh të gjithë admirimin e tij për Bardhosh e Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zekën me rastin e 39-vjetorit të vrasjes së tyre.

“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!“, shkruan Meta mbi foton e publikuar në Facebook.

Dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, aktivistë aktivë politikë kundër regjimit jugosllav në Kosovë, u vranë në një atentat më 17 janar 1982 në Untergrupenbach, Gjermani.

Nga autoritetet gjermane u raportua se ky ishte kulmi i luftës së fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav eleminonin kundërshtarët politikë në Jugosllavi dhe jashtë saj.

Jusuf Gërvalla, i cili ndërroi jetë në spital, do ti thoshte autoriteteve vendase këto fjalë: “Ishte UDB-ja“.

Ndërsa gazeta gjermane “Der Spiegel” do të shkruante në numrin e nesërm: “jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit”

Share This Article