Meta: Ky mur do shembet nga tre milionë shqiptarë në 25 Prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave”.

Kështu shprehet presidenti Ilir Meta një ditë pasi Parlamenti votoi Kodin e ri Zgjedhor.

Përmes një reagimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet besimplotë se shqiptarët do të dinë të rrëzojnë këtë mur kriminal, siç e quan ai “Rilindjen”.

Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.

Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!“, theksoi Meta.

Share This Article