Meta: Largimi i parakohshëm nga jeta i Bedri Çollakut, është pikëllues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, dhe ka vlerësuar punën 40-vjeçare të ish-deputetit Bedri Çollaku, i ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Përmes një mesazhi, Meta e cilëson Çollakun si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare.

Presidenti Meta

Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.

Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta! U prehtë në paqen e merituar!

Share This Article