Meta: Le të rinisin ndeshjet, s’ka vaksinë më të mirë sesa futbolli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata Shqiptare e Futbollit prej disa ditësh i kërkon qeverisë leje për rinisjen e stërvitjeve, që më pas do të sillte edhe rinisjen e futbollit.

Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur edhe protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur, por një përgjigje nuk e kanë marrë ende.

Ditën e sotme kreu i FSHF-s, Armand Duka ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta ku është folur pikërisht për këtë çështje. Meta në postimin e tij në faqen zyrtare shkruan se është njohur me protokollin sanitar, duke thënë gjithashtu se nuk ka vaksinë më të mirë për virusin se sporti, duke i bërë kështu edhe një apel të qartë qeverisë shqiptare.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur” , shkruan Meta në Facebook.

“Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend. Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti.”

Share This Article