Meta letër Kuvendit: Të krijohet dekorata shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta i kërkoi kryetares së Kuvendit Lindida Nikolla, kryetarëve të grupit parlamentarë dhe deputetëve të Kuvendit për të bërë të mundur krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

Në letrën e drejtuar Kuvendit,  Meta, argumentoi se viti 2022 shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë dhe 20-vjetorin e rikthimit në atdhe të familjes mbretërore shqiptare. Në kuadër të këtyre dy momenteve të rëndësishme për vendin tonë, kam kënaqësinë të kërkoj bashkëpunimin tuaj, për të bërë të mundur krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”.

“Kjo dekoratë do të jetë vlerësim dhe mirënjohje për Mbretëreshën Geraldinë, e cila e deshi Shqipërinë dhe iu përkushtua, gjatë gjithë jetës së saj, me dashuri e pasion. Dekorata e lartë “Mbretëresha Geraldinë” do t’u dedikohet kryesisht, grave dhe vajzave shqiptare dhe të huaja, që me dashuri e pasion japin kontribut dhe promovojnë vendin tonë dhe vlerat e tij historike e kulturore, trashëgiminë tonë të pasur e të çmuar dhe përkatësinë tonë të fortë europiane. Jam i bindur që kjo dekoratë e lartë do të rrisë, njëkohësisht, ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë, mbi rolin thelbësor e të pazëvendësueshëm të grave e vajzave shqiptare, për sakrificat, përkushtimin dhe dedikimin e tyre ndaj familjes dhe shtresave më në nevojë dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit tonë. Propozoj që Dekorata “Mbretëresha Geraldinë” t’u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, kryesisht grave dhe vajzave, kontributi dhe shërbimet e shquara të të cilave, lartësojnë rolin e kombit dhe të gruas shqiptare brenda dhe jashtë vendit, nën moton e Mbretëreshës Geraldinë “Detyrë dhe Dashuri”, shprehet Meta./ATSH/ 

Share This Article