Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk i ndahet ekipit të tij Celtic. Prej vitesh ai cilësohet si një tifozë i flaktë i skuadrës skocez Celtic, por tashmë edhe bluza e këtij ekipi është bërë e pandashme për Kreun e Shtetit.
Mbrëmjen e sotme ai përshkoi rrugët e kryeqytetit nga Presidenca pikërisht i veshur me këtë bluzë.
Më herët gjatë ditës, Meta ishte në vilën e tij në Gjirin e Lalëzit ku zhvilloi një takim disa orësh me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e AKR Behgjet Pacolli.