Një fakt të tillë e bëri me dije kryedemokrati, Lulzim Basha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora teksa konfirmoi pjesëmarrjen.
Duke komentuar ftesën e kryeministrit Rama për të bashkërenduar forcat, Basha tha se prej fillimit ka qëndruar larg retorikës politike dhe do të vazhdojë ta bëjë.
Ekspertët e PD-së, tha ai, kanë qenë të gatshëm dhe do të vazhdojnë të jenë për të kontribuar me ekspertizën e tyre.
Deklarata e Bashës:
Nuk do të angazhohem në retorikë politike. Nuk vendi dhe as koha. Atë që kam bërë prej 5 javësh do ta bëj derisa Shqipëria të çlirohet nga kjo e keqe, nuk do të angazhohem në retorikë politike.
Me mirësjellje i kam kërkuar kryeministrit të njëjtën gjë. Për fat të keq ndonëse fjalët e mbrëmshme ishin shpresëdhënëse, për fat të keq kryeministri vazhdon të harxhojë shumë kohë duke sulmuar pikërisht ekspertët që ka ftuar mbrëmë. Megjithatë ekspertët e PD kanë qenë dhe janë gati për të ofruar ekspertizën e tyre në çdo moment në shërbim të qytetarëve në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë, në çdo fushë. Propozimet tona kanë qenë konkrete, publike, pavarësisht se janë sulmuar dhe pastaj janë adoptuar.
Ne kemi vazhduar të bëjmë punën tonë pa u shkurajuar dhe do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë në shërbim të qytetarëve. Në këtë betejë kemi vetëm një prioritet: jetën, shëndetin dhe mirëqënienn e qytetarëve. Ftesa ime ndaj kryeministrit është që gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij ta fokusojë te puna jashtëzakonisht e rëndësishme që ka për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve dhe këtu opozita do të vazhdojë të jetë konstruktive, propozuese dhe të ofrojë pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën sikurse e ka ofruar deri sot.
Do të ndihmonte që propozimet që ekspertët tanë apo ne si opozitë kemi parashtruar do të shqyrtoheshin me seriozitet siç më është premtuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare para tre javësh. Presidenti sot më ka njoftuar që ka për qëllim të thërrasë nesër një tjetër mbledhje dhe i kam konfirmuar gatishmërinë time. E ka për detyrë të jetë dhe kryeministri.