Meta: Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka nisur diten me një mesazh për sensibilizim të mbrojtjes së Tokës. 

Ne Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Meta thekson se “Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike”.

Presidenti nenvizon se “Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!”.

Mesazhi i Metës

Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.
Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!
Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!

Share This Article