Meta: Me rëndësi, binjakëzimi i bashkive arbëreshe me ato shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta theksoi sot rëndësinë e binjakëzimit të bashkive arbëreshe me ato shqiptare, si dhe rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve në fushën kulturore dhe historike, për të forcuar më tej marrëdhëniet.

Presidenti ndau pamje nga pritja që ju bë nga komuniteti arbëresh në Mezzojuso, që prej shekujsh i ruan dhe kultivon kulturën, traditat dhe ritet e të parëve tanë.

“Dikur edhe gjuha ishte e kultivuar siç na dëshmojnë veprat madhore të Nikollë Filjas, një nga autorët e letërsisë së vjetër arbëreshe”, tha Meta.

Presidenti theksoi se “nevojitet një përkushtim më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO, si dhe një promovim e vëmendje e jashtëzakonshme ndaj kësaj pasurie të çmuar, vlerë e përbashkët me Italinë mike”.

Share This Article