Meta: Mirëpresim prani më të madhe të investitorëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik”, deklaroi sot presidenti Ilir Meta, i cili priti në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se “mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendin tonë ndër vite në proceset e integrimit euroatlantik.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe besimin për vijimin e ndihmës italiane edhe për rehabilitimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, – tha Presidenti Meta, – janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”.

Kreu i Shtetit inkurajoi që të rrisim bashkërisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj./ATSH/

Share This Article