Meta: NATO i dha fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar 22-vjetorin e bombardimeve  të NATO-s kundër Serbisë, e cila ndërhyri për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Por Meta përveçse ka shprehur mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për kontributin e dhënë për paqen dhe stabilitetin, ka treguar se ditën e sotme feston edhe ditëlindjen e tij.

Statusi:

Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë.

Share This Article