Meta: Nderim dhe respekt korifenjve të paharruar të radios shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta zgjodhi të bëjë një urim me stafin e parë të Radio Tiranës, në Ditën Ndërkombëtare të Radios.

Ai shkruan se korifenjtë e paharruar të radios shqiptare lanë një trashëgimi të vyer.

“Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare.

Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.

Nderim dhe respekt përjetë korifenjve të paharruar të radios shqiptare, të cilët lanë pas një trashëgimi të vyer!”, shprehet Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply