Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka sqaruar në fjalimin e tij se pse vendosi të thërriste protestën e sotme kundër pushtetit.
Presidenti Meta teksa po mbajti fjalimin para protestuesve të thirru nga vetë ai, ka ashpërsuar gjuhën dhe thirrjet, duke thënë se kur institucionet bien është koha që të ngrihet populli.
“Sipas Metës Shqipëria sot është ndarë në dy botë në atë të popullit dhe në atë të tradhtarëve.“Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si presidenti juaj, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet.
Për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve.
Jemi këtu sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dy botë.
Në botën e popullit kuq e zi dhe në grupin që përfaqëson një botë të vogël të errët meskine egoiste dhe tradhtare të puçistëve dhe të oligarkëve.
Që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë me koncesionet e frikshme”, tha Meta.
Sipas Metës, institucionit të Presidencës i kanë shteruar të gjitha përpjekjet demokratike dhe sipas tij kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur popullin nga grushti i shtetit.
Ai tha se po vidhet pasuria kombëtare çdo ditë dhe kjo është një nga arsyet e tjera se pse ai thirri këtë protestë.
“Jemi sot këtu sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit, jemi këtu për tu vendosur përballe sot me nisjen e pranverës “Kuqezi”. Unë si president i republikës dhe ushtari i parë i republikës dhe gjithë popullin kuqezi kundër grushtit të shtetit.
Pse presidenti thirri popullin? Sepse presidenti i shterojnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe demokratike për të parandaluar kapjen e shtetit dhe sidomos grushtin e shtetit.
Presidenti ka thirrur popullin sepse pasuria kombëtare që po vidhet çdo ditë është ajo ç’ka zoti u ka dhënë të gjithë shqiptarëve.
Sepse sistemi i drejtësisë është kapur për fyti, nga sekti anti-shtet, sepse kemi drejtësi me regji që godet të varfëritë të pambrojturit dhe të ndershmit dhe garanton paprekshmërinë e klaneve pranë sektit që ka zaptuar shtetin.
Sepse financat publike po shterojnë dhe borxhet publike po rriten në mënyrë katastrofike dhe ato po i paguani të gjithë në mënyrë të padrejtë.
Sepse skandalet që financon kontrolli i lartë i shtetit prej miliarda eurosh bie në vesh të shurdhët edhe për qeverinë edhe për Kuvendin, por edhe për drejtësinë që fle”, tha Presidenti Meta./TCH/