Në një konferencë për mediat këtë të enjte, Ilir Meta u shpreh se në shtator fillojnë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike.
Ai shtoi se dita e referendumit në Shqipëri është shumë e afërt dhe do të bëjë të mundur rikthimin e demokracisë në vend.
“Në shtator kemi punë të tjera. Në shtator do punojmë për qeveri teknike, parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur dhe zonja Lindita.
Unë jam 100% i bindur që dita e praktikumit të referendumit do të jetë shumë e afërt dhe do të jetë dita me ndarjen nga sundimi i pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi një problem që pakica qeveris, për të gjitha ato që dihen, por edhe brenda pakicës, vendimet i merr një pakicë fare e vogël. Kjo pakica tjetër më e madhe është një mish për top për këtë pakicë të vogël, siç janë edhe patronazhistët që pas referendumit do të jenë njerëz të lirë”, tha Meta.